Agjencia e njohur e udhëtimeve dhe paketave turistike, Sharr Travel, ka nisur zyrtarisht sezonin veror 2026, duke ofruar udhëtime të rregullta drejt destinacioneve më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Nën moton “Vera thërret, Shqipëria të mirëpret”, Sharr Travel edhe këtë verë vë në dispozicion autobusë modernë VIP, staf profesional dhe komoditet maksimal për udhëtarët.

Destinacionet e përfshira gjatë këtij sezoni veror janë: Durrës, Velipojë, Shëngjin, Sarandë, Ksamil, Vlorë, Dhërmi, Orikum, Jalë, si dhe Ulqin.

Një risi për këtë sezon është ofrimi i internetit falas me teknologjinë Starlink në të gjitha linjat, gjatë gjithë udhëtimit. Kjo u mundëson udhëtarëve lidhje të vazhdueshme në internet përgjatë rrugës.

Për rezervime dhe informata shtesë, mund të kontaktoni në numrat:
044 610 015 & 044 542 029 (Viber, Whatsapp)
Ose vizitoni faqen:
🌐 www.sharrtravel.com