**SHBA-ja do të ndërtojë dy baza ushtarake në Grenlandë**
Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje, e cila i hap rrugën Uashingtonit për të ndërtuar dy baza të reja ushtarake në këtë territor arktik. Marrëveshja rikonfirmon gjithashtu sovranitetin e Kopenhagës mbi Grenlandën.
Para ceremonisë së nënshkrimit, zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi: “Do të fillojmë menjëherë procesin e zhvillimit të një pranie të madhe ushtarake.”
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, theksoi se marrëveshja ishte e dobishme jo vetëm për SHBA-në, Danimarkën dhe Grenlandën, por edhe për Evropën dhe NATO-n.
Nga ana tjetër, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e cilësoi atë si një marrëveshje “fitimprurëse për të dyja palët”.
Tre udhëheqësit firmosën më pas marrëveshjen, duke i dhënë kështu fund mbi një viti tensionesh lidhur me këtë territor polar.
