Shefi i Zyrës së BE-së, gjermani Dirk Schuebel, ka takuar ambasadorin britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin BE-Mbretëri e Bashkuar për çështjet që ndërlidhen me Kosovën.
Schuebel ka thënë se partnerët ndërkombëtarë do të jenë në krah të Kosovës.
“Në takimin me Ambasadorin Hargreaves shpreha vlerësimin tim për bashkëpunimin e kaluar dhe atë të ardhshëm BE-Mbretëri e Bashkuar në mbështetje të përparimit të Kosovës si shtet shumetnik, normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit rajonal.
Partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Kosovës”, ka shkruar Schuebel.
Meeting @UKinKosovo Ambassador Hargreaves, I expressed my appreciation for 🇪🇺-🇬🇧 past & future cooperation in supporting 🇽🇰’s progress as a multi-ethnic country, normalisation of relations between Kosovo & Serbia, and regional coop.
Intl partners will continue standing by Kosovo. pic.twitter.com/K60LwqyOuC— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) September 15, 2026
