Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga krerët e Italisë dhe Kroacisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë mesazhe urimi me rastin e fillimit të detyrës së saj nga presidenti italian, Sergio Mattarella, dhe ai kroat, Zoran Milanović.
Në mesazhin e tij, presidenti italian Sergio Mattarella shprehu dëshirën për një thellim të ri të bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, dëshmi e të cilit është edhe pjesëmarrja në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia do ta marrë sërish së shpejti.
Në letrën e tij, Mattarella thekson: “Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme, të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë.”
Ndërkohë, presidenti kroat, Zoran Milanović, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore.
