Drini Zeqo puth moderatoren Ina Pashollari drejtpërdrejt në radio (VIDEO)

Gazetari dhe opinionisti i njohur, Drini Zeqo, u bë protagonist i një momenti të papritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, më 26 nëntor 2023. Zeqo puthi në buzë moderatoren Ina Pashollari, gjest ky që shkaktoi habi në studio.

Ngjarja e pazakontë befasoi moderatoret e tjera të pranishme dhe menjëherë pas saj nisi një shkëmbim batutash dhe reagimesh të shumta mes tyre, duke u bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.