Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se sot, rreth mesditës, ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb.

Personi i zhdukur ishte raportuar si i tillë në rrethinën e Novobërdës.

“Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë. Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur,” thuhet në njoftimin e Shoqatës.