Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë: “Shqipëria është magjike”
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, ka zgjedhur Rivierën Shqiptare për të kaluar pushimet e tij verore.
Në përfundim të qëndrimit të tij në Vlorë, Grenell u shpreh thellësisht i impresionuar nga qyteti dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke e cilësuar Vlorën si një vend “magjik”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell ndau me ndjekësit e tij disa foto dhe video nga vizita në Shqipëri, duke theksuar se i kishte realizuar vetë, në mënyrë spontane dhe pa asnjë planifikim paraprak. “Vlora, Shqipëria, është magjike”, shkruante Grenell.
