Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka triumfuar në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke siguruar fitoren e parë për Shqipërinë në Kupën e Botës në ski alpine.

Në moshën vetëm 20-vjeçare, Colturi ka arritur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit, pas paraqitjeve të suksesshme në vitet e kaluara, ku kishte siguruar dy vende të dyta, në vitin 2024 dhe 2025.

Lidhur me këtë sukses, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar sportisten.

Ky sukses përbën një arritje të jashtëzakonshme për sportin shqiptar dhe një moment krenarie për të gjithë shqiptarët.