**Një shtetasi serb i gjenden spraj, shufër metalike dhe imitim arme në Bërnjak**

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, një shtetasi serb iu gjetën dy spraj, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike.

Ky rast ndodhi mesditën e së shtunës. Pas kontrollit, objektet u konfiskuan nga zyrtarët e policisë.

Në njoftimin 24-orësh të policisë citohet: “Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, një mashkulli me shtetësi serbe dhe origjinë boshnjake, u gjetën dhe u konfiskuan: dy spraj, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike. I dyshuari u intervistua dhe me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.”