**Bilanci i rëndë i aksidenteve të së shtunës: Dy të vdekur dhe 32 të lënduar**
Policia e Kosovës ka publikuar bilancin e aksidenteve dhe ngjarjeve të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht gjatë ditës së shtunë. Shifrat tregojnë një situatë alarmante në trafik, me pasoja fatale dhe lëndime të shumta.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë, janë regjistruar dy aksidente trafiku me pasoja fatale, në të cilat kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë, 32 aksidente të tjera kanë rezultuar me persona të lënduar.
Përpos tyre, janë raportuar edhe 69 aksidente trafiku me vetëm dëme materiale, pa lëndime të personave.
Gjatë kësaj periudhe 24-orëshe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1.985 gjoba për shkelje të trafikut.
Lidhur me aspektet e tjera të rendit dhe sigurisë, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.
