Policia e Kosovës arrestoi dje, rreth orës 15:00, një person. Ky arrestim u bë pasi i dyshuari kishte qëlluar me armë gjatë një ceremonie dasme. Tek personi i arrestuar u gjet dhe u konfiskua një pistoletë me gaz, kalibër 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. (Burimi: Indeksonline)