Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bën thirrje urgjente për qeverinë lidhur me Parkun Industrial

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar Parkun Industrial në afërsi të fshatit Opterushë. Nga ky vend, Latifi i ka drejtuar një kërkese urgjente Qeverisë së Kosovës, duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjes së Zonës Ekonomike.

“Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë?”, pyet Latifi. “Kërkesa jonë është e thjeshtë: ose të rifillojnë punimet në 34.89 hektarët e Parkut Industrial, ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit. Ky park është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe mbështetje për zgjerim, investim dhe krijim të vendeve të reja të punës. E përsërisim: kërkojmë urgjentisht veprime konkrete. Mjaft me vonesa, pasi zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng pafundësisht”, shkruan Latifi në njoftimin e tij.