**Ancelotti optimist para duelit Brazil-Japoni: Neymar në formë të shkëlqyer, i gatshëm për të luajtur më gjatë**
Kombëtarja e Brazilit do të përballet sonte me Japoninë në një ndeshje.
Trajneri Carlo Ancelotti u shfaq sot në një konferencë për media, para kësaj sfide. Gjatë saj, ai foli si për ecurinë e ndeshjes, ashtu edhe për formën aktuale të yllit brazilian, Neymar.
“Neymar mund të luajë më shumë se 15 minuta. Ai është në formë të shkëlqyer”, deklaroi Ancelotti.
Takimi mes Brazilit dhe Japonisë do të nisë në orën 19:00.
