Japonia synon titullin kampion: Trajneri Moriyasu sfidon skeptikët para përballjes me Brazilin

Trajneri i Kombëtares së Japonisë, Hajime Moriyasu, ka bërë një deklaratë ambicioze përpara përballjes së sotme me Brazilin, në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Ai theksoi se skuadra e tij synon të shkojë deri në fund të turneut dhe të luftojë për trofeun.

“Në këtë Kupë Bote, ne synojmë titullin kampion. Shumëkush ndoshta qesh me këtë ide, por ne duam ta përballojmë garën me mentalitetin e një pretendenti për trofe,” u shpreh Moriyasu në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se Japonia duhet të luajë pa presion, edhe pse në rolin e skuadrës që nuk konsiderohet favorite, por me besim të plotë në aftësitë e veta.

“Ne jemi disi në pozicionin e skuadrës që nuk shihet si favorite, por kjo na jep edhe më shumë forcë për të luftuar,” theksoi trajneri japonez.

Përballja mes Japonisë dhe Brazilit do të zhvillohet sonte nga ora 19:00, duke u konsideruar si një prej sfidave më të forta të fazës së 1/8-ave.