Intervista e Hashim Thaçit me përgjigje të dorëshkruara transmetohet sonte
Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë ekskluzive me përgjigje të shkruara për gazetarin Blendi Fevziu.
Lajmin për transmetimin e saj sonte në orën 22:00 e ka rikujtuar Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit.
Disa ditë më parë, Fevziu theksoi se Thaçi i ishte përgjigjur pyetjeve që ai i kishte dërguar në Hagë qysh në janar, porse përgjigjet kishin mbërritur vetëm tani. Sipas tij, vonesa e gjatë në ardhjen e përgjigjeve ka bërë që disa prej tyre të kenë dalë jashtë kontekstit.
Intervista do të përmbajë vetëm fjalët e Thaçit, të cilat ai i ka shkruar me dorë dhe do të lexohen nga Reis Çiço, për t’i dhënë tonin e duhur. (Burimi: IndeksOnline)
