**Ndalim qarkullimi për automjetet mbi 20 tonë në autostrada të dielën: Nga ora 11:00 deri në 17:30**
**Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të dielën, më 2 gusht, do të zbatohet një kufizim i përkohshëm në qarkullim për automjetet me peshë mbi 20 tonë. Ky vendim vjen si pasojë e parashikimeve të larta të temperaturave.**
Kufizimi do të jetë në fuqi në të gjitha autostradat nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32°C, duke plotësuar kështu kushtin për zbatimin e kësaj mase.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa asnjë kufizim.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, ato të shërbimeve emergjente, si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve të transportit dhe shoferëve që të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të planifikojnë qarkullimin e tyre në përputhje me këtë njoftim.
