Ministria e Infrastrukturës: Nesër pa kufizime qarkullimi për mjetet e rënda transportuese
**Tiranë** – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim qarkullimi për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Ky vendim bazohet në parashikimet zyrtare të temperaturave. Sipas njoftimit, kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë për zbatimin e kufizimit, nuk pritet të plotësohen për ditën e sotme.
“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi,” theksohet në deklaratën e ministrisë.
