Kombëtarja spanjolle e futbollit ka barazuar 1:1 me Irakun në një ndeshje miqësore, e cila u luajt një javë para nisjes së Kampionatit Botëror.

Përfaqësuesja spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 16-të, falë golit të shënuar nga Ferran Torres. Megjithatë, epërsia nuk zgjati shumë. Vetëm 11 minuta më vonë, Iraku barazoi rezultatin me anë të Doskit.

Nuk pati gola të tjerë deri në fund të takimit, pasi përzgjedhësi spanjoll shfrytëzoi ndeshjen për të provuar disa futbollistë.