Elijona i përgjigjet ndjekëses me batutë: A nuk po blen më pëlqime? (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të mbetet një nga ish-banoret më të komentuara në rrjetet sociale.

Kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen edhe për një shkëmbim virtual me një ndjekëse në Instagram, e cila e pyeti me ironi nëse nuk po blinte më “pëlqime”.

Ndaj komentit provokues, Elijona vendosi t’i përgjigjet me shaka, duke shkruar: “Jo, më janë shpenzuar paratë e finales, nuk kam më… a po m’i blen ti?”

Përgjigjja e saj me humor u mirëprit nga ndjekësit, të cilët vlerësuan mënyrën sesi ajo iu kundërpërgjigj komentit.