Ngiste me 212 km/h në aksin Milot-Laç: Shoferi gjobitet me 4.300 euro dhe humbet 12 pikë

Një drejtues automjeti është gjobitur me 4.300 euro dhe i janë hequr 12 pikë nga leja e drejtimit, pasi u kap duke ngarë automjetin me shpejtësinë marramendëse 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot–Laç.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u regjistrua gjatë orëve të pikut të trafikut, duke krijuar rrezik potencial për aksidente të rënda rrugore.

Policia rrugore ndërhyri menjëherë, duke ndaluar drejtuesin e automjetit dhe, përveç gjobës, i hoqi edhe 12 pikë nga leja e drejtimit, sipas njoftimit të Policisë.

Autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se kontrollet me pajisjet inteligjente “Poliscan” do të vijojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.