Adioni dhe Ola drejt martesës? Një koment “ndez” spekulimet për dasmë në shtator
Së fundmi, artisti Adion Hoti ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video, ku shfaqej në studio gjatë provave me grupin e tij muzikor. “Koha dasmave po vjen, provat me grupin nuk ndalen,” shkroi ai krahas pamjeve, duke lënë të kuptohej se po përgatitet për një sezon të ngarkuar me koncerte dhe angazhime të tjera muzikore.
Megjithatë, vëmendja kryesore e këtij postimi u përqendrua te komenti i partneres së tij, Olës.
Pyetja e saj e shkurtër, shkruar në dialekt, “N’Shtator a jeni?”, ishte e mjaftueshme për të ndezur menjëherë valën e aludimeve në rrjetet sociale, se mos vallë çifti po planifikon kurorëzimin e dashurisë së tyre në martesë pikërisht këtë vjeshtë. Adioni iu përgjigj me humor, duke shkruar (po ashtu në dialekt): “deri n’2028 full jena mfal”. Por kjo përgjigje nuk arriti t’i ndalte spekulimet dhe komentet e shumta të fansave.
Për kujtesë, Adioni dhe Ola u njohën dhe krijuan lidhje brenda shtëpisë së formatit televiziv “Ferma VIP”. Pas përfundimit të këtij formati, dyshja jo vetëm vazhdoi romancën e tyre, por ndërmori edhe hapa seriozë, duke bërë publik fejesën dhe duke marrë bekimin e familjarëve të tyre.
Që nga ajo kohë, çifti ka shpërndarë shpesh momente të ndryshme nga jetesa e tyre pranë familjeve respektive. Vetëm pak ditë më parë, Ola publikoi një video nga Gjakova, ku shfaqej pranë familjarëve të Adionit, duke u shërbyer kafe vjehrrës dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Kjo detaj shërbeu si dëshmi se ajo është tashmë plotësisht e përshtatur si nuse në familjen e muzikantit.
