Me tensione dhe përplasje fizike është shoqëruar aksioni i Partisë Socialdemokrate tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Guri kërkoi nga PSD që aksione të tilla t’i zhvillojë para zyrave të partisë në pushtet dhe e akuzoi PSD-në se aksionet ndaj partive opozitare po i bën me direktivë të Vetëvendosjes.

Pas tensioneve, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se sikleti i partive opozitare, e në veçanti i LDK-së është i papërmbajtshëm.