Brikena Selmani dhe Mateo Borri, shfaqen sërish bashkë pas ndarjes së njoftuar: Dyshohet për ribashkim

Vetëm pak ditë pas konfirmimit të ndarjes së tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë shfaqur sërish bashkë, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes publike.

Çifti u pa së bashku në një dalje publike, imazhe të shpërndara nga disa media, gjë që nxiti menjëherë dyshime se marrëdhënia e tyre mund të mos ketë përfunduar siç ishte deklaruar fillimisht.

Disa ditë më parë, ishte vetë Brikena që konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik, duke theksuar se ky vendim ishte marrë me respekt dhe mirëkuptim reciprok. Megjithatë, që prej atij momenti, nuk kanë munguar aludimet për ekzistencën e ndjenjave të mbetura mes tyre.

Gazetari Elton Tozaj shkoi më tej, duke deklaruar publikisht se sipas burimeve të tij, ndarja mund të ketë qenë më tepër një strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut sesa një ndarje reale, duke parashikuar edhe një ribashkim të afërt të çiftit.

Tashmë, ri-shfaqja e Brikenës dhe Mateos bashkë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë ndjekës po shtrojnë pyetjen nëse çifti po i jep një tjetër shans lidhjes së tyre, apo nëse ndarja nuk ka qenë kurrë reale.

Deri në këtë moment, as Brikena e as Mateo nuk kanë reaguar zyrtarisht për të sqaruar situatën, duke lënë vend për interpretime të shumta dhe spekulime.