**Ferizaj: Dy të arrestuar pas sulmit me thikë ndaj një qytetari**

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, të dyshuar se kanë sulmuar me thikë një qytetar, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 12:15. Të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.