Tifozët e Barcelonës pritet ta mirëpresin me duartrokitje në këmbë sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Sipas emisionit spanjoll “El Chiringuito”, mbështetësit katalunas planifikojnë t’i dhurojnë një ovacion të veçantë argjentinasit në ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e cila zhvillohet më 2 dhjetor në “Camp Nou”.

Kjo përballje pritet të jetë një moment i veçantë për Alvarezin, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes së tifozëve vendas, pavarësisht se do të zbresë në fushë me fanellën e kundërshtarit.