**Mustafa publikon foto të vjetër me Presidenten Osmani si kandidate e LDK-së**
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka risjellë në kujtesë një postim të tijin të realizuar disa vite më parë, më saktësisht në gusht të vitit 2019. Në fotografinë e ndarë në rrjetet sociale, ai shfaqet së bashku me Presidenten aktuale, Vjosa Osmani, në kohën kur ajo garonte si kandidate për Kryeministre nga radhët e LDK-së.
Postimi i Mustafës shoqërohej atëherë me mbishkrimin: “Duke përpiluar strategjinë fituese!”. Kjo fotografi ishte publikuar pak para zgjedhjeve të vitit 2019, kur Osmani ishte pjesë e listës zgjedhore të LDK-së dhe kandidate për postin e kryeministrit.
Ndërkohë, Vjosa Osmani, e cila më herët ishte larguar nga LDK-ja, tani raportohet se është pranë rikthimit në këtë parti.
