Trepça ka arritur fitoren e radhës në Procredit Superliga.
Kampionët në fuqi, mposhtën Borën me rezultat 79-64 duke vazhduar kështu dominimin në basketbollin kosovar.
Më i miri i ndeshjes ishte Shaquan Jules i Borës, i cili pati një superparaqitje duke shënuar 20 pikë me 16 reboundsa dhe 2 asiste, por që nuk i mjaftoi të thente rekordin e mitrovicasve.
Trepça, mbetet në krye të tabelës me 49 pikë, ndërsa Bora e 3-ta me 40 pikë./IndeksOnline/
