Dolce publikon pamje tërheqëse nga pushimet: shfaqet në super formë fizike

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është duke kaluar ditët e pushimit në një destinacion bregdetar, larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video nga plazhi, ku shfaqet e relaksuar nën rrezet e diellit, duke pozuar me bikini.

Forma e saj fizike, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re, si dhe pamjet verore me detin në sfond, dëshmojnë se Dolce po e shijon plotësisht këtë sezon.

Ajo shoqëron postimin me shkrimin: “Paqe për mendjen”.