Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Albena Reshitaj, ka qenë në tubimin e kësaj partie në Suharekë.
Ajo tha se Suhareka foli qartë që Kosovës i duhet vizitoni i Ibrahim Rugovës dhe Ukë Bytyqit.
“Suhareka foli sot qartë, Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës, vizioni i Dr.Ibrahim Rugovës dhe i Ukë Bytyçit. Republika jonë ka nevojë për politikë bashkuese, assesi ndarëse e përçarëse. Të vazhdojmë të bashkohemi të gjithë, ditë për ditë e orë e çast, në rrugën e ndritur të shtetit tone”, ka shkruar ajo. /Gazeta Express
