**Ekstradimi nga Dubai: Gjykata e Posaçme cakton “arrest me burg” për 4 të dyshuar për trafik droge**

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër nga gjashtë shtetasit shqiptarë të ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai. Këta persona ishin në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve të gazetares Anila Hoxha të Top Channel, personat ndaj të cilëve u vendos masa e sigurisë janë Kristo Qirici, Aleks Pepa, Ilir Lazri dhe Shkëlzen Kraja.