Adrion Pajaziti do të jetë jashtë fushave për rreth tri javë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë.
Mesfushori u detyrua të largohej nga loja gjatë përballjes ndaj Rijeka-s, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 3–0. Pas ndeshjes, Pajaziti iu bashkua grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, shkruan Indeksonline
Testet konfirmuan një çarje të muskulit në zonën e kofshës, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës për afërsisht tri javë.
Stafi mjekësor do të monitorojë në vazhdimësi gjendjen e lojtarit dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rehabilitimit./Indeksonline/
