Seanca e Kuvendit, e paralajmëruar të fillonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende. Ka kaluar më shumë se gjysmë ore nga koha e parashikuar për fillimin e saj, por aktiviteti ende nuk ka nisur.
Megjithatë, deputetët kanë nisur të mblidhen në sallën e seancave.
Në sallë janë parë deputetë të LDK-së dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje.
