**Starmer: Nuk tërhiqem pavarësisht humbjes së Laburistëve në zgjedhjet lokale**

**Londër** – Udhëheqësi i Partisë Laburiste të Britanisë, Keir Starmer, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga posti i tij, pavarësisht rezultateve fillestare të zgjedhjeve lokale në Angli, të cilat treguan humbje për partinë e tij. “Unë nuk do të tërhiqem dhe nuk do ta zhys vendin në kaos,” tha Starmer.

Duke iu referuar synimit të tij për një fitore vendimtare të Laburistëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Starmer theksoi: “Unë e udhëheq partinë tonë drejt asaj fitoreje dhe ky do të jetë një mandat pesëvjeçar për të ndryshuar vendin.”

Starmer theksoi se “në ditët në vijim” do të paraqesë “hapat e mëtejshëm” që Partia Laburiste do të ndërmarrë për të bindur elektoratin, sipas raportimeve të BBC-së.

I pyetur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ai u përgjigj: “Po. U zgjodha për një mandat pesëvjeçar si udhëheqës i partisë dhe kam ndërmend ta çoj deri në fund.”

Deri më tani, Partia Laburiste ka humbur kontrollin e tetë këshillave lokalë, ndërsa Partia Reform UK ka fituar mbi 380 vende. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon.