**Varroset në Ramjan të Vitisë, 19-vjeçari që humbi jetën rrugës për në Kosovë**

Dion Emërllahu, 19-vjeçari nga fshati Ramjan i Vitisë, do të varroset sot në varrezat e fshatit, në orën 17:00. Lajmi për varrimin e të riut u bë i ditur përmes një njoftimi nga Këshilli i fshatit Ramjan.

I riu ndërroi jetë më 24 korrik të këtij viti, pas një aksidenti tragjik që ndodhi në Itali. Ai po kthehej nga Franca, ku jetonte si mërgimtar, drejt Kosovës kur pësoi aksidentin fatal.