Java e 10-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të rëndësishme, të cilat pritet të ofrojnë spektakël, dramë dhe shumë gola.

Lideri aktual, Malisheva, do të presë në shtëpi, në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadrën e fundit të tabelës, Vushtrrinë. Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Gjilani do të përballet me Feronikeli’74. Ky takim shënon edhe rikthimin e trajnerit Zekirija Ramadani.

Ndeshjet janë programuar të luhen në orën 14:00 dhe 18:00.