Myrto Uzuni rikthehet te goli në MLS
Ylli i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, ka shënuar më në fund një gol në Major League Soccer (MLS), duke i dhënë fund një thatësire të gjatë.
Në sfidën kundër Vancouverit, sulmuesi kuqezi realizoi golin në minutën e 41-të. Ky ishte i pari për Uzunin pas një periudhe 3-mujore, gjatë së cilës ai kishte qenë edhe i dëmtuar.
Megjithatë, goli i shënuar nuk i mjaftoi Austinit për të marrë një rezultat pozitiv, pasi skuadra e tij u mposht nga Vancouver Whitecaps me rezultatin 1-2.
