Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
Begaj e ka cilësuar Engel si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Kreu i Shtetit shkroi: “Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fuqishëm. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe.”
Eliot Engel, një nga figurat më të njohura të politikës amerikane në Kongres dhe një mik i dëshmuar i shqiptarëve, u nda nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare.
