Vdekja tragjike e Presley Gerber, ish-partnerja e tij me dedikim zemërthyes

Modelja kanadeze, Charlotte D’Alessio, ka reaguar me anë të një mesazhi emocional pas ndarjes nga jeta të ish-partnerit të saj, Presley Gerber, i cili u gjet i vdekur në moshën 27-vjeçare.

D’Alessio, 28 vjeçe, dhe Gerber kishin qenë në një lidhje dashurie për rreth dy vjet, duke filluar nga viti 2018.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa fotografi dhe video të tyre së bashku, duke kujtuar marrëdhënien që kishin pasur dhe duke shkruar se mes tyre kishte ekzistuar një “dashuri e pastër”.

Në fjalët e saj prekëse, D’Alessio shkruan: “Ti meritoje më shumë kohë. Ti meritoje më shumë jetë. Jam shumë e zemëruar për këtë.”

Ajo shtoi gjithashtu: “Të gjithë të duam shumë. Shpresoj ta ndjesh këtë.”

Gerber, djali i vetëm i supermodeles së famshme Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i pajetë në një qendër rehabilitimi në Los Anxhelos.

Sipas raportimeve të mediave, vdekja e tij po hetohet si një rast i dyshuar i mbidozës.

D’Alessio ndau gjithashtu një video nostalgjike ku Presley shfaqej duke ecur drejt oqeanit, i shoqëruar nga qeni i tij i bardhë, duke shkruar poshtë saj: “Do të të kujtoj gjithmonë kështu.”

Çifti raportohet të jetë njohur përmes motrës së Presleyt, Kaia Gerber, në vitin 2017.

Pas ndarjes nga D’Alessio, Presley ishte lidhur me disa emra të tjerë të njohur, ndërsa media ka raportuar prej vitesh për problemet e tij me varësinë dhe shëndetin mendor.