Vdekje në Prizren: Një burrë ndërron jetë pas rënies aksidentale në gjendje të dehur

Një person ka ndërruar jetë të premten në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është rrëzuar ndërsa ishte në gjendje të dehur dhe nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht mori trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku edhe ndërroi jetë.

Në raportin e Policisë thuhet: “Viktima mashkull, shtetas i Kosovës, i cili kishte pësuar lëndime, dyshohet se ishte rrëzuar për shkak të gjendjes së dehur. Pas trajtimit mjekësor në QKMF, ai u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.”