Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit edhe për tri javë të tjera. Ky njoftim vjen pas takimit të tij me përfaqësues të të dy vendeve, që u mbajt në orët e vona të së enjtes.

Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Libanin, me qëllim që ta ndihmojnë atë të mbrohet nga grupi Hezbollah.

Armëpushimi aktual ishte parashikuar të përfundonte më 26 prill, sipas raportimeve të BBC-së.

Presidenti Trump bëri të ditur se Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme. Kjo vizitë do të bëhet në kuadër të përpjekjeve të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje më të qëndrueshme në rajon.