Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Barilevë-Prugovc. Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit, duke devijuar nga rruga dhe duke përfunduar jashtë saj, raporton IndeksOnline. Me ndërhyrjen e një mjeti tërheqës, kamioni u nxor nga hendeku buzë rrugës ku kishte rënë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
