Aksident vetjak në Rrugën “B” në Prishtinë, goditet një semafor

Një aksident vetjak ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00, në Rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas informacioneve paraprake, një veturë e tipit “Tiguan” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur një semafor, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Edhe semafori, i cili u godit, ka pësuar dëmtime të dukshme.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident.

(Burimi: IndeksOnline)