Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë: Këmbësori lëndohet, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, për portalin IndeksOnline.

Ahmeti deklaroi se në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” tha Ahmeti.