Rrjetet sociale janë kthyer në një “pasqyrë” të jetës së VIP-ave kosovarë. Nga udhëtimet luksoze e deri te veshjet e markave të njohura, artistët dhe figurat publike po ndajnë gjithnjë e më shumë momente nga përditshmëria e tyre.

Në mesin e emrave që vazhdojnë të tërheqin vëmendje janë: Ledri Vula, Era Istrefi, Kida, Tayna dhe Melinda Ademi.

 Ledri Vula vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në skenën kosovare. Përveç muzikës, vëmendje marrin edhe paraqitjet e tij, udhëtimet dhe stili i jetesës që shfaq në rrjetet sociale.

 Era Istrefi, me stilin e saj unik dhe paraqitjet glamoroze, është një tjetër emër që nuk kalon lehtë pa u vërejtur. Çdo paraqitje e saj shpesh bëhet temë diskutimi te fansat.

 Kida dhe Tayna njihen për stilin e tyre modern dhe paraqitjet e kuruara, duke e kthyer Instagramin në një pjesë të rëndësishme të imazhit të tyre publik.

 Ndërkohë, Melinda Ademi vazhdon të sjellë një kombinim të muzikës, modës dhe lifestyle-it, duke mbajtur një prezencë të fortë në rrjetet sociale./Indeksonline/