Skuadra e Elversbergut do të bëjë gara në Bundesliga në sezonin e ri 2026/27.

Elversberg shënoi fitore 3:0 ndaj Preussen Munster, në ndeshjen e fundit të sezonit dhe siguruan vendin e dytë, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, ata siguruan për herë të parë elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që vjet, Elversberg ishte afër që të bënte këtë histori, me sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani – por u mposhtën në play-off.

Megjithatë, sivjet arritën të bënin histori.

Një vend i vogël, me afro 8 mijë banorë, por me zemër të madhe./Indeksonline/