Vrasje me armë zjarri në Sarandë: Një i vrarë, një kalimtar i plagosur

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri të dielën paradite në Sarandë. Sipas raportimeve të Euronews Albania, nga të shtënat është plagosur aksidentalisht edhe një kalimtar, i cili dyshohet të jetë goditur nga plumbat e hedhur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të këtij krimi.