Xhensila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, ku është shfaqur mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi.
Këngëtarja ka zgjedhur një veshje elegante dhe të kuruar, e cila i ka theksuar linjat trupore dhe pamjen e saj, shkruan Indeksonline.

Me pozën para kamerës, Xhensila ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë.
Postimi i saj po komentohet nga fansat, ndërsa Xhensila vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të showbizit shqiptar./Indeksonline/

