Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Në imazhin e publikuar në Instagram, Juliana pozon para pasqyrës në ashensor, e veshur me një fustan me lule, ndërsa pranë saj shihet edhe një pako e madhe me produkte për foshnjat e saj, shkruan Indeksonline.

Krahas fotografisë, ajo ka vendosur dy zemra në ngjyrë rozë dhe blu, duke shkruar “growing fast” (po rriten shpejt).

Postimi ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar për momentin e veçantë që po përjeton Juliana e cila së shpejti do t’i lind binjakët./Indeksonline/

Screenshot