**Ymeri sfidon Kurtin: A mund ta mohoni marrjen e fondeve nga Martin Berishaj?**

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka drejtuar pyetje publike kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me dyshimet për marrjen e fondeve nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ymeri ka pyetur Kurtin nëse mund t’i mohojë këto akuza, si dhe pretendimet për raporte financiare me kompaninë e Vuk Hamoviqit.

“Albin Kurti, a mund ta mohoni që keni marrë para nga Martin Berishaj për fushatë të Vetëvendosjes?” ka shkruar Ymeri.

Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe për transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit.

“Lidhur me transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit, a mund ta mohoni se jeni në borxh ndaj Vukut dhe bashkëpunëtorëve të tij?” ka pyetur më tej deputetja.