Baton Zabërgja po vazhdon formën e mirë në kampionatin ukrainas.

Sulmuesi kosovar shënoi në fitoren 2-0 të Kharkivit ndaj Bukovynas, duke realizuar në minutën e 70-të.

Për 25-vjeçarin ky ishte goli i katërt këtë sezon, teksa ka edhe një asistim.

Zabërgja është ftuar edhe nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e radhës. /IndeksOnline/